Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj së bashku me drejtorin e Departamentit për Operacione Afrim Ahmeti, kanë shkuar në Shqipëri për ta monitoruar dhe përcjellë nga afër angazhimet e njësiteve policore të Policisë së Kosovës.

“Këto njësite që u nisën sot për në shtetin shqiptar po vazhdojnë shërbimin e pakursyer në koordinimin me autoritetet e Shqipërisë në kërkim-shpëtim të banorëve që dyshohet se kanë mbetur nën gërmadha të objekteve të rrënuara”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj me të gjitha kapacitetet policore dhe logjistike, në të gjitha lokacionet e nevojshme të prekura nga tërmeti, për t’iu dalë në ndihmë institucioneve emergjente dhe qytetarëve.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!