Drejtori i Policisë së Serbisë, Vladimir Rebic, thotë se autoritetet serbe janë të gatshme të ndërhyjnë në Kosovë nëse, siç e quan ai, “do të ndodhë një eksod i popullit serb”.

Rebic thotë se policia serbe kishte njohuri që Njësia Speciale do të zhvillonte aksione në veri të Kosovës sot gjatë orëve të para të mëngjesit

Ai i  i tha RTS-së se 24 automjete të blinduara kishin hyrë në pjesën veriore të Mitrovicës herët në mëngjes, gjë që ishte në kundërshtim me rregulloret dhe rezolutat dhe ishte një rast tjetër i frikësimit të serbëve.

Ju pëlqen!

I pyetur se çfarë mund të bëjë Serbia në raste të tilla, Rebic tha se Serbia ishte e gatshme të ndërhynte nëse do të ndodhte një eksod i popullit serb, por ai ishte i bindur që nuk do të ndodhte.

Kujtojmë se Njësia Speciale e Kosovës ka zhvilluar një aksion të madh policor në veri të vendit ku ka arrestuar 2 persona, ku njëri prej tyre dyshohet për vrasjen e Oliver Ivanovicit.

Lexo po ashtu:  INTERVISTA E KRYEMINISTRIT/ "Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë që krijon besueshmëri për investitorët."
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!