Sipas burimeve të Mekuli Press, drejtori i përgjithshëm nën presionin direkt të deputetit Daut Haradinaj, ka zgjedhur ud të Drejtorit të RTK-së z.Festim Kabashi (Mucaj), familjar i gruas se Ramush Haradinajt, znj. Anita Haradinaj, gjithashtu punonjëse në RTK.

Kapja e RTK-së nga eksponentë të afërt me Partitë në Pushtet po vazhdon në Qeverisjen Hoti, përkundër krizës financiare dhe degradimit permbajtesor të emisioneve në Televizionin Publik të financuar nga taksat e qytetarëve.

Informojmë lexuesin se konkursi për drejtor të RTK-së ishte anuluar për shkak se RTK nuk kishte Bord të kompletuar për të përzgjedhur ose intervistuar kandidatin për drejtor.

Ju pëlqen!

MekuliPress ka tentuar disa herë të kontaktoj përmes telefonit drejtorin e përgjithshëm të RTK-së, por tentimet tona për të marrë më shumë informacion në lidhje me temën, mbetën të pasuksesshme.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.