Drejtori Ekzekutiv i American Jewish Committee (AJC), David Harris, me rastin e afrimit të Ditës së Përkujtimit të Holokaustit, përmes një statusi në Twitter ka rikujtuar kontributin që ka dhënë Shqipëria në strehimin dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.


Harris gjithashtu ka ngarkuar në Twiter një foto të Memorialit që ndodhet në Parkun Kombëtar në Liqenin Artificial të Tiranës. Memoriali është shkruar në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe hebraisht.


“Ndërsa Dita e Përkujtimit të Holokoustit po afrohet, le të kujtojmë Shqipërinë. 200 hebrenj jetonin para Luftës së Dytë Botëore. Me gjithë pushtimin nazist, atje ishin rreth 2000 në fund të luftës. Arsyeja? Tradita e nderuar e Shqipërisë, besa, një kod nderi që mbrojti hebrenjtë që gjetën strehim këtu. #Ne kujtojmë”, shkroi Harris në Twiter.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Gjithashtu edhe Ambasada e Shqipërisë në Izrael, duke e ripostuar mesazhin e Drejtorit Ekzekutiv të American Jeëish Committee, shkruan:

“Faleminderit David Harris që gjithmonë e rikujton kontributin e Shqipërisë në strehimin dhe shpëtimin e hebrenjve!”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...