Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që India të blejë të paktën 5-6 miliardë dollarë produkte agro-bujqësore amerikane në rast se kërkon që të arrijë një marrëveshje tregtare me Washingtonin. Presidenti amerikan Donald Trump një vit më parë e justifikonte heqjen e Indisë nga sistemi i preferencave me barrierat tregtare.

Ishin rreth 5.6 miliardë dollarë produkte indiane që eksportoheshin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me zero tarifa. Si kundërpërgjigje, India vuri tarifa mbi disa produkte importi amerikane.

Avancimi në bisedimet për një marrëveshje tregtare mes dy vendeve vjen vetëm pak kohë përpara vizitës së Donald Trump në Indi muajin e ardhshëm, ku do të takohet edhe me Kryeministrin, Narendra Modi.

Ju pëlqen!

Të dy qeveritë kanë punuar pa ndalim gjatë vitit të kaluar për të arritur një marrëveshje, por pa sukses.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!