Bashkimi Evropian mund të fillojë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, njoftoi agjencia Reuters, duke iu referuar një draft-vendimi që duhet të miratohet këtë javë nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Parisi dhe Haga, shton Reuters, i kanë zbutur objeksionet e tyre muajin e kaluar dhe Brukseli duket se po shkon drejt miratimit të nisjes së negociatave, pavarësisht nga situata e krijuar nga koronavirusi. “Nuk mendoj se situata e koronavirusit do të ndikojë në vendimin e vendeve anëtare”, tha për mediat kreu i politikës së jashtë të BE Joseph Borrell.

Reuters, duke cituar burime diplomatike në Athinë, thekson se Greqia ka dhënë tashmë miratimin e saj për këtë draft, që kërkon unanimitetin nga të gjitha vendet që të hyjë në fuqi. Sipas këtyre burimeve, OK i Athinës është dhënë pasi në tekst janë përfshirë edhe kushte të Greqisë për mbrojtjen më të madhe të të drejtave të minoriteteve në Shqipëri e Maqedoni.

Ju pëlqen!

Në rast se asnjë vend nuk del kundër, drafti pritet të miratohet në mes të kësaj jave, këtë herë më shkrim nga delegacionet e vendeve anëtare dhe jo nëpërmjet një mbledhjeje të zakonshme, si pasojë e situatës së pandemisë.

Lexo po ashtu:  Letra me njollat e gjakut të ushtarit të UÇK-së, shkruar pak qaste para se të vritej: "O Zotë të lutem ndihmona ti, i cili je më i madhi, dhe secili shqiptar të beson shumë. I lutem pronarit të shtëpisë në qoftë se vdes, që kjo letër të shkoj tek fëmijët e mi

Marrjen e një vendimi pozitiv e ka mundësuar edhe ndryshimi i qëndrimit të presidentit francez Macron, që i kishte kërkuar Brukselit reformimit e procesit të aderimit të vendeve kandidate, çka Komisioni Evropian e miratoi.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!