Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dorëzuar padi për shpifje kundër gazetarit Vehbi Kajtazi, me anë të së cilës kërkon dëmshpërblim 100 mijë euro.

Lladrovci thotë se paratë do të jepen donacion për organizatat që merren me fuqizimin e sundimit të ligjit.

“Ashtu siç kam paralajmëruar, sot e dorëzova padinë kundër Vehbi Kajtazit për shpifje. Pas vendimit të gjyqit, vlera e kundërshpërblimit për padinë, do të jepet donacion për organizatat që merren me fuqizimin e sundimit të ligjit”, shkruan ai.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.