Edicioni i ri për smartfontë ndryshon shumë në eksperiencë duke shndërruar nga një lojë pafund e stilit Tetris në një lojë “puzzle” me etapa si Candy Crush

Dr. Mario World vjen në Android dhe iOS

Dr. Mario World tashmë është i disponueshëm në iOS. Loja më e fundit e Nintendo duhej të kishte debutuar ditën e sotme por përdoruesit në Twitter zbuluan se shkarkimi ishte live një ditë më parë për pajisjet Apple.

Loja gjithashtu u lançua herë në Android përmes Google Play Store. Nëse duhet të zgjidhni të luani lojën varet nga eksperienca që mund të keni kaluar me lojën origjinale NES.

Edicioni i ri për smartfonët ndryshon shumë në eksperiencë duke shndërruar nga një lojë pafund e stilit Tetris në një lojë “puzzle” me etapa si Candy Crush.

Loja disa forma monetizimi që Nintendo i ka përdorur edhe tek titujt e tjerë. Për shembull ka afate kohe të cilat kufizojnë sesa mund të luani për një kohë të caktuar vetëm nëse jeni të gatshëm të paguani. Gjithashtu ka sisteme “gacha” për hapjen e karaktereve të reja, asistentëve dhe përmirësimin e regjistrit.

Nëse jeni mësuar të luani falas lojëra të tilla, asgjë nuk do të duket e tepërt. Megjithatë nuk duhet ti qaseni lojës njësoj siç mund të keni bërë me Dr. Mario World në konsolë.

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]