Kryetari i Drenasit ka reaguar pas akuzave të gazetarit Vehbi Kajtazi, i cili tha se Ramiz Lladrovci e ka çuar Thaçin në Hagë për zhdukjen e Bejhadin Hallaqit.

Në një shkrim në Facebook, ka thënë se nëse sistemi ynë gjyqësor do ishte më efikas, shpifjet që më janë bërë ndër vite, do të kishin epilog dhe do të mblidhnin mend shpifësit.

Lladrovci është shprehur i befasuar me deklaratën e Kajtazit ndaj tij.

Ju pëlqen!

“Ka pritur reagime nga dje kur preka në plagë të pashëruar, por nuk e kam pritur nga Vehbi Kajtazi”, tha ai.

Tutje paralajmëroi padi ndaj Kajtazit.

“Të hënën do të shtohet edhe një padi për shpifje, kundër Vehbi Kajtazit”, shkroi Lladrovci.

“Pres sjellje më dinjitoze se kolegu i tij i cili për të njëjtën shpifje thoshte se portalet i kanë fajet”, tha në fund.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.