Nga Dr. Jak Simoni

Duke marrë shkas nga rasti i denoncuar tek emisioni Stop, i cili meriton një falënderim,  që indinjoi  mbarë opinionin publik shqiptar, ku një paciente vdiq dhe familjarët  e saj u zhvaten, do të shprehja dëshirën që mjekët tanë,  jo vetëm të spitalit Covid2, me stetoskopin e famshëm, krahas rrahjes së zemrës dhe frymëmarrjes së pacienteve, të dëgjonin ndonjëherë dhe betimin e lashtë të mjekut. Stetoskop vërtetë  i famshëm, sepse e zbuloi mjeku francez René Laennc për arsye etike; e zbuloi, sepse nuk ia lejonte vetes të vendoste veshët në kraharorin e një pacienteje  që do kuronte, për të dëgjuar rrahjet e saj të zemrës. Dhe ja disa pika nga  ky betim i lashtë: betohem se do të ndihmoj të sëmurët sipas forcave të mia dhe gjykimit tim, por do të evitoj shkaktim dëmi apo padrejtësi; betohem se nuk do t’i jap askujt asnjë ilaç vdekjeprurës dhe n.q.s  e kërkon, dhe nuk do të propozoj, kurrë, një këshillë të tillë.  Gjithashtu, vijon betimi i famshëm: kurrë nuk do tu jap grave ilaçe që shkaktojnë abort; do të ruaj të pastër dhe të shenjtë artin tim; në sa shtëpia do të hy, do të hy për të ndihmuar të sëmurët, duke mos shkaktuar padrejtësi apo dëm me dashje, në mënyrë të veçantë kur bëhet fjalë për akte erotike mbi trupat e grave dhe të burrave, të lirë apo skllevër. Më sa duket këto mësime dhe arsyeja e shpikjes së stetoskopit ju duken qesharake një pjese të madhe të mjekëve tanë të sotëm. Për fat jo të gjithëve.

Megjithëse,  bazuar  nga e shkuara, rasti do të konsiderohet si i izoluar e do të paguaj vetëm punonjësja sanitare, fatkeqësisht nuk është i izoluar. Përgjegjësitë janë shumë më të mëdha, sepse  është në serinë e rasteve tragjike; kujtojmë  sa u  hodhën nga  kati duke gjetur vdekjen dhe ua lanë problemeve psikike që shkaktonte sëmundja Covid. Shtrohet pyetja: Si ka mundësi që ndodhin të gjitha këto, ndërkohë që shkuam e  shëruam pacientet në Bergamo? Akoma më dramatik  është rasti në fjalë, sepse pacientja vërtetë  vdiq nga Covid, por ndoshta vdiq dhe e uritur e duke kërkuar dikën pranë. Gjithashtu betimin e lartpërmendur do të dëshiroja ta dëgjonin dhe mjekët e spitaleve të tjera, kryesisht tek kirurgjia e fëmijëve ku, siç thuhet, kanë precedence praktikat kriminale fetare  përpara pacientëve etj.,etj.

Ju pëlqen!

Kur ndodhin këto në spitalet që janë në qendër të vëmendjes dhe te impenjimit të qeverisë, lërë pastaj në tjerët që janë në traditën e tyre tridhjetëvjeçare të zhvatjes së familjarëve të pacientëve, duke shfrytëzuar statusin e “shpëtimtarit të jetës”.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.