Profesor Hysamedin Ferajn para se ta kisha koleg e kam pasur autor te leximeve te mia per nacionalizmin shqiptar. Librat “Pavaresia eshte e shenjte” dhe “Skice e mendimit politik shqiptar” dhe artikujt e tij te gazeta “Rimekembja” kane ndikuar jashte mase ne formimin tim politik e profesional. Ne librin tim te pare, “Ligjerimi nacionalist ne Shqiperi” nje kapitull i kushtohet mendimit te Baletes dhe Ferajt, te cilet kane qene shtysa kryesore intelektuale per ta ndermarre studimin.

Libri “E pafilozofuara” i Ferajt mendoj se barazohet me manifestin e Samiut dhe shkrimet e Ukshin Hotit, nderkohe qe eshte krejt unik per nga stili. Jam i nderuar qe bej pjese krah per krah me Hysamedin Ferajn ne Levizjen Vetevendosje! dhe kam besimin se ai do te jete nje ze i fuqishem intelektual ne Kuvendin e Kosoves./MekuliPress /

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.