Por akti në fjalë nuk ka kurrfarë dramaciteti që përpiqet t’i japë shumica. Edi Paloka mund të akuzohet penalisht e gjithfarë gjërash nga garda apo policia, por në fakt asgjë nuk ngre peshë.

Sot Paloka – që zyrartarisht reagoi pas talljeve personale të z. Rama – ka ndihmuar shoqërinë të kuptojë se nuk ka të paprekshëm. Dhe Edi Rama që sillet si i tillë në fakt është po kaq i prekshëm nga agjentët kimikë, atomsferikë, apo veprimet mekanike si çdo njeri tjetër. Më shumë akoma: boja në fytyrë është një akt që ka vlerën politike sepse i prishi shown dikujt që ekziston politikisht për ditët e show-t. Kështu që ta vlerësojmë aktin për atë që është dhe të mos tundohemi nga kuja e stisur socialiste se “gjëma” ndodhi.

Ca spërka boje mbi fytyrën dhe xhaketën e kryeministrit të vendit janë bërë lajm i momentit. Fotot e shumta me fytyrën e përveshur të Edi Ramës ku dallohen dhëmbët e ngjyrosur me gjasë do të qarkullojnë gjatë dhe në lloj lloj memesh. Epoka e internetit, nuk ke çfarë bën.

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]