Filozofët dhe shkrimtarët nuk njihen vetëm për mënyrën e çuditshme të jetesës. Mendimet e tyre origjinale shpesh kanë ngjallur debate në shoqëritë ku kanë jetuar, deri atje sa shumë prej tyre edhe janë leçitur për shkak të qëndrimeve që kanë mbajtur.

Më së shumti janë kritikuar qëndrimet e tyre për gratë. Që nga Aristoteli i cili mendonte se gruaja nuk duhet të gëzoj të drejtën e qytetarit me të drejta politike sikurse burri, e deri tek Kanti që thoshte se gruaja për nga natyra nuk mund të arrijë deri tek e madhërishmja, për shkak se në natyrën e femrës është të jetë më emocionale dhe jo racionale.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Këtu nuk bën përjashtim as shkrimtari rus, Fjodor Dostojekvski i cili njihet për një mendim jo fort të zakonshëm për gratë. Tek vepra e tij monumentale “Krimi e Dënimi”, Dostojevski thotë se gruaja për nga natyra do që të vuajë dhe se vuajtja është në harmoni me natyrën e saj.

Më poshtë po e japim të plotë këtë mendim të Dostojevskit:

“E të mos flas se te gratë janë momenta të tilla kur ato ndiejnë kënaqësi, kënaqësi të madhe kur dikush i fyen, sado që, për sy e faqe, zemërohen. Të gjithë kanë momente të tilla; në përgjithësi, njeriu ka qejf shumë, shumë të jetë i fyer; e keni vërejtur këtë? E sidomos gratë. Mund të thuhet bile se ato vetëm prej kësaj edhe jetojnë.”

Shkëputur nga: “Krimi e Dënimi”. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress