Fyodor Dostoevsky është një nga emrat më të njohur të letërsisë ruse dhe asaj botërore. I konsideruar edhe si një nga ekzistencialistët, rrymë moderne filozofike, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në rrafshin intelektual.

“Vëllezërit Karamazov”, është një nga librat e tij më të njohur. KultPlus këtu ka shkëputur një fragment nga ky libër, i cili flet për natyrën njerëzore:

“E para është që veten tuaj mos e gënjeni. Njeriu që e gënjen veten e tij, ai që i vë veshin gënjeshtrës së vet, shkon deri aty, sa asnjë lloj të vërtete nuk e dallon dot, as në veten e tij, as në njerëzit që e rrethojnë, për rrjedhojë ai humbet respektin ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve.

Ju pëlqen!

Duke mos i respektuar, ai pushon së dashuruari, kurse duke mos pasur dashuri, për ta detyruar veten që të argëtohet, jepet pas pasioneve të shfrenuara, pas përmbushjes së tundimeve të ulëta, duke u kthyer kështu në kafshë dhe duke u mbuluar nga mëkati.

E pra, që të gjitha këto i vijnë ngase gënjen veten dhe të tjerët. Njeriu që gënjen veten fyhet më lehtë se kushdo tjetër.”

– Fyodor Dostoyevsky“Vëllezërit Karamazov”

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!