Gazetari shqiptar Andi Bushati, ka folur pas publikimit të dosjeve të UNMIK-ut për vrasjen e ish-anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se nga zbardhja e këtyre dosjeve, janë gëzuar më së shumti ata që përdorën sloganin “Liria ka emër”.

Sipas tij, ata “sloganin e kanë pasur për një hall të përveçëm dhe jo siç na e shisnin, për të mbrojtur epopenë çlirimtare”.

Ju pëlqen!

“Gjithë ata që klithnin “Liria ka emër” sikur janë gëzuar shumë nga zbardhja e këtyre dosjeve për vrasjen e kundërshtarëve politikë. Me sa duket sloganin e kanë pasur për një hall të përveçëm dhe jo siç na e shisnin, për të mbrojtur epopenë çlirimtare”, ka shkruar Bushati në një postim në Facebook.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.