“Kcimi i Tropojës” është një nga thesaret më të çmuara të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe duhet të promovohet edhe më tej, për t’u bërë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore, shkruan MekuliPress.com. Andaj ne, si medium kombëtar, mbështesim pa rezerva iniciativën largëpamëse të dr. Rovena Vata dhe grupit të saj për përgaditjen e dosjes për UNESCO të valles shqiptare “Kcimi i Tropojës”.

Ja edhe ftesa e publike e znj. Vata që ti dilet në mbështetje kësaj inicitive kulturore me rrënjë shqiptare:

“Në kuadër të përgatitjes së dosjes për Unesco, me elementin shqiptar “Kcimi i Tropojës”, “Kcimi i venit”, apo siç njihet kombëtariisht dhe ndërkomberatisht si “Vallja e Tropojës”, grupi i punës i cili ka si kryetar grupi dr. Rovena Vata, është në fazën e mbledhjes së letrave të mbështetjes nga shoqata kombëtare, të rajonit apo ato ndërkombëtare, që ky element shqiptar, të pranohet në Unesco.

Ju pëlqen!

Të gjitha shoqatat, pra OJQ-të, të cilat kanë mundësi për të na mbështetur përmes letrave të tyre të pelqimit, janë të ftuara të më njoftojnë në këtë emal: rovena_vata@hotmail.com
Faleminderit dhe mirënjohje.”

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.