Britania do të përballet me mungesa të theksuara të ilaçeve apo karburanteve nëse del nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje. Në porte pritet të krijohet  një konfuzion i madh për shkak të forcimit të kufirit me Irlandën. Të gjitha këto pasoja parashikohen në një dokument të qeverisë britanike të botuar të dielën në gazetën Sunday Times.

Sipas përllogaritjeve të Londrës, 85% e kamionëve që kalojnë Evropën “mund të mos jenë të gatshëm” për kontrollet doganore franceze, çka mund të shkaktojë probleme serioze në porte dhe pika kontrolli.

Dokumentat të cilave u referohet Sunday Times hedhin drit mbi  planet sekrete të paraqitura nga qeveria për të parandaluar një rrëzim katastrofik të infrastrukturës së vendit. Dosja, e klasifikuar si “konfidenciale” jep një pamje më të plotë të gatishmërisë së Mbretërisë së Bashkuar për t’u shkëputur nga BE pa marrëbeshje.

Britania po shkon drejt  një krizë kushtetuese brenda vendit dhe në një konflikt të hapur me BE, pasi Kryeministri i ri Boris Johnson ka deklaruar vazhdimisht se synon të largohet nga Unioni më 31 tetor, me ose pa marrëveshje,.

Pas më shumë se tre vitesh debat, Brukseli ka refuzuar të ri-negociojë Marrëveshjen, me qëllim krijimin e një mekanizmi sigurie për të parandaluar krijimin e vështirësive në kufirin me Irlandën. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]