Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc, ka thënë se pala e Bundesligës janë duke shikuar disa sulmues si zëvendësues të Jadon Sanchos, nëse ky i fundit largohet.

Sancho ka qenë i lidhur me gjigantët e Premierligës, me Manchester United, Liverpool dhe Chelsea të interesuar për të.

Dortmund thuhet se duan deri në 120 milionë euro për Sanchon, i cili në Gjermani është transferuar në vitin 2017 nga Manchester City.

Ju pëlqen!

I pyetur rreth largimit të mundshëm të Sanchos, Zorc për Kicker ka thënë: Nëse Jadon largohet, ne duhet të bëjmë sërish diçka në pjesën sulmuese”.

“Ka sigurisht një apo dy lojtarë që ne po synojmë”.

Sancho ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar 16 herë për Dortmundin këtë sezon, që përfunduan të dytët në Bundesligë pas Bayren Munich.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!