Ministri i jashtëm kinez, më në fund ka uruar presidentin e zgjedhur amerikan Joe Biden dhe zëvendëspresidenten e zgjedhur Kamala Harris, për fitoren e 3 Nëntorit.

“Vëmendja jonë ka qenë në zgjedhjet amerikane. Ne respektojmë zgjedhjen që ka bërë populli amerikan. Urojmë zotin Biden dhe zonjën Harris. E kuptojmë se zgjedhjet amerikane do të determinohen sipas procedurave dhe ligjeve amerikane”, tha zëdhënësi i MJ-së kineze, Uang Uenbin, shkruan dailymail.

Prej vendeve që ende nuk e kanë uruar z.Biden për fitore, ka mbetur edhe Rusia e Putinit. Sipas një deklarate të zëdhënësit të Kremlinit bërë ditë më parë “ata po i presin rezultatet zyrtare të zgjedhjeve’ që pastaj ‘ta urojnë fituesin’

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!