Jemi në shekullin XXI dhe deri më sot nuk kishte asnjë fjalë në gjuhën shqipe në pllakën përkujtimore të humanistës shqiptare, Gonxhe Bojaxhiut. Më në fund Maqedonia “demokratike” u dorëzua dhe u detyrua të nderoj historinë dhe identitetin shqiptar në Maqedoni, shkruan MekuliPress.com

Në sheshin qendror të Shkupit, ku është pllaka përkujtimore e Nënë Terezës, për herë të parë është vendosur mbishkrimi edhe në gjuhën shqipe.

Kjo pllakë është e vendosur në pjesën qendrore të kryeqytetit, aty ku më parë ka qenë shtëpia e familjes Bojaxhiu, babait të Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës.