Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka lavdëruar Gianluigi Donnarumman para ndeshjes së 200-të të tij në fanellën e kuqezinjve, duke thënë se Gigio ka potencialin të bëhet portieri më i mirë në botë.

Donnarumma është paraqitur 199 herë për Milanin, dhe ndeshjen e 200 mund ta regjistrojë kundër Sassuolos ditën e martë.

“Është një moment historik, Giggio duhet të ketë ambicie dhe të vazhdojë të punojë siç është duke bërë tani. Ai ka potencialin për t’u bërë më i miri në botë”, ka deklaruar Pioli, përcjell lajmi.net.

Ju pëlqen!

“Ai ka të gjitha cilësitë, teknikisht dhe moralisht për t’u bërë një lojtar më të vërtetë i shkëlqyeshëm”.

Donnarumma është paraqitur 16 herë për Kombëtaren e Italisë, ndërsa ka mbajtur portën të paprekur 12 herë në 32 ndeshje në këtë sezon.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.