Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI: Donika e justifikoi  pozitën e kryediplomates së merituar të Kosovës

*** S’ka dyshim se në sesionin e KS-së së OKB-së për gjendjen politike në Kosovë, të datës 27 prill 2023, Z.Donika Shvarc Gërvalla me sukses mbrojti  të vërtetën për Kosovën, me ç’rast prerazi dhe argumentueshëm hodhi poshtë të gjitha gënjeshtrat dhe shpifjet e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, si dhe të Raportuesit  të UNMIK-ut në Kosovë.

  Kryediplomatja e Kosovës, Donika është autoktone, kurse Daçiqi ishte kolon në Kosovë !

Ky është dallimi thelbësor midis së vërtetës Donika Shvarc Gërvalla dhe Ivica Daçiq. Ndaj, as Ivica Daçiqi e as Aleksandër Vuçiqi nuk kanë të drejtë të flasin  në emër të Kosovës në OKB, sepse Kosova është shtet i pavarur dhe sovran (17 shkurt 2008). Këtë ligjërisht dhe me Kushtetutë e përfaqëson dhe e prezenton në organizatat ndërkombëtare vetëm Kryeministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Shvarc Gërvalla, jo Serbia e as UNMIK-u, të cilit i ka përfunduar mandati me t’u pavarësuar Kosova, më 17 shkurt 2008.

Prandaj, Skretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara,  Shkelqësia Antonio Guterres, duhet t’i tregojë Serbisë, se KS-ja nuk  është tribuna e SPS-it  të Daçiqit,që të shpifë dhe  të gënjejë si Slobodan Milosheviqi  për Kosovën e pavarur dhe sovrane, përkatësisht nuk duhet ta lejojë Serbinë, që të përzihet në çështje të brendshme të Kosovës, pavarësisht se  Kosova ende nuk është njohur nga OKB-ja, për shkak të veto-s së Rusisë.  Në këtë vështrim, OKB-ja është e obliguar, që Serbinë gjenocidale dhe agresore të Ivica Daçiqit dhe të Aleksandër Vuçiqit, ta “disiplinojë” ligjërisht, në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe me normat e parimet e së drejtës ndërkombëtare, që të respektojë objektivat dhe parimet e Kartës së OKB-së, duke mos  u përzier në çështjet e brendshme të integritetit dhe të sovranitetit të Kosovës së pavarur.

 Donika Gërvalla si Shotë  Galica në OKB e tha të vërtetën mbi gjenocidin serb në Kosovë (1989-1999)

Pikërisht, mbrojtja e kësaj së vërteteje të Donika Gërvallës, kërkohet nga të gjithë shqiptarët e Shqipërisë Etnike, për t’i treguar gjithë botës se nuk jemi as “terroristë”, as “doshlakë në tokën serbe” e as “piromanë” të Ballkanit, por jemi në truallin tonë të lashtë mijëravjeçar pellazgo-ilir shqiptar Skenderbegian, ku “ujit i thonë ujë dhe bukës i thonë bukë” , ku së bashku me Gjergj Kastriotin-Skënderbeu, me shekuj kemi luftuar për t’i mbrojtur tokat tona autoktone, identitetin tonë shqiptar, gjuhën, kulturën, zakonet, traditat, kombin dhe Shqipërinë Etnike, jo për t’i pushtuar të tjerët as në Ballkan e as në Evropë.

Serbia dhe serbët janë ata, që kanë kryer tri (3) gjenocide në Ballkan(Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, gjatë viteve 1990-1999) !

Këtë mesazh të kryediplomates së Kosovës, Donika Shvarc  Gërvalla, duhet kuptuar drejt dhe seriozisht sidomos diplomacia serbomadhe e Beogradit me Ivica Daçiqin në krye, se Këshilli i Sigurimit nuk është SPS-i Slobodan Milosheviqit, edhe pse “mali sllobës”-Daçiqit i është lejuar, që atë ta keqpërdorë, duke shpifur, gënjyer dhe ofenduar jo vetëm Donika Gërvallën, por gjithë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, duke e quajtur “Serbi”!

 

Të lumtë Donika, ah sa më gëzove shpirtin dhe zemrën ma bëre të madhe sa malet e patundshme të Shqipërisë Etnike, kur si Shotë Galica dhe Isa Boletini në Londër ngrite zërin e guximshëm të së vërtetës për Kosovën e pushtuar dhe të djegur nga Serbia e Milosheviqit, e Daçiqit dhe e Vuçiqit (1989-2023).

Pohimi i së vërtetës për Kosovën në tryezën e KS-së të OKB-së nga Donika Gërvallës ishte  APEL DREJTËSISË për ta ndëshkuar PADREJTËSINË-3 GJENOCIDET E SERBISË në Ballkan (1990-1999).

Edhe në mbledhjen  e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, më 27 prill 2023, e organizuar për Kosovën, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Shvarc ishte në anën e drejtësisë së Kosovës, kurse Ivica Daçiqi (ministër i Jashtëm i Serbisë) mbrojti krimet e gjenocidit serb në Kosovë sipas platformës së “babait” të tij partiak dhe shtetëror, Slobodan Milosheviq (1989-1999).

Në “stilin” e politikës dhe të propagandës eliminuese të së vërtetës për shqiptarët dhe për Kosovën, edhe Ivica Daçiqi sikurse “babai” i tij Slobodan Milosheviqi, në këtë sesion të KS të OKB-së, gënjeu, shpifi dhe manipuloi faktet dhe argumentet e qëndrueshme se gjoja “Kosova është serbe”,se goja ai “ishte i lindur në Kosovë”.  Asnjëra e saktë nga këto dy thënie, sepse Kosova kurrrë nuk ka qenë pronë legale e Serbisë, veçse një koloni e pushtuar me terror dhe me gjenocid kolonial serb.

Ndërkaq, ajo “lindja e Daçiqit në Prizren”, tregon vetëm një të vërtetë, se edhe ky është nga ata prindër të tij kolonistë serbë, të dyndur në Kosovë, gjatë luftërave ballkanike (1912-1913), me ç’rast edhe Prizreni kishte rënë pre e agresionit pushtues serbo-malazez, me ç’rast ushtritë e Serbisë dhe Malit të Zi kryen masakra masive dhe spastrim etnik deri në Lumë, Kukës, Tropojë dhe Durrës…etj.

Ndërkaq, lindja e Donika Gërvallës në Shkup, është krenari dhe mburrje për Donikën dhe për të gjithë ne, sepse u lind në Kryeqytetin e Kosovës së Shqipërisë Etnike. U lind në atdheun e vet autokton shqiptar, që quhet Shqipëria Etnike.

Prandaj, lindja e  Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla në shtëpinë e vet shqiptare nuk është kurrfarë pikëpyetjeje, sepse u lind në truallin indigjen të atdheut të vet të Shqipërisë Etnike, kurse Ivica Daçi lindi si kolonist në Prizren-në tokën shqiptare, jo serbe e as të Serbisë kolonizuese. Ky është dallimi, që nuk ka asgjë të përbashkët, sa nata me ditën, si thotë një fjalë popullore.

Si babai patriot, ashtu edhe e bija Donika e denoncoi gjenocidin e Serbisë në OKB !

Këtë të vërtetë historike mbi gjenocidin serb në Kosovë, kryediplomatja e Kosovës, Donika Shvarc Gërvalla ( pa dëshirën e saj) qe e detyruar që të pranishmëve t’ua thoshte në gjuhën angleze : “…In  the first sentence when she took the floor, complained that she was not allowed to speak in the Albanian language at the session of the Security Council at the UN, where the report on Kosovo is being discussed.  Mr. Dacic spoke in the language of his people and not in English as most do. I also want to speak in the Albanian language, but this right has been denied to me, added Gërvalla.” (https://www.voxnews.al/english/kosovabota/gervalla-ia-thote-ne-sy-dacicit-ne-okb-je-pergjegjes-per–masiv-i38394 ).

 

Deri kur UNMIK-u, do t’i raportojë OKB-së, kur Kosova është e pavarur dhe sovrane, kur ai me pavarësimin e Kosovës (17 shkurt 2008) ka përfunduar misionin e tij ndërkombëtar në Kosovë?  Kosova është nën mandatin e KFOR-it, jo të UNMIK-ut.

Edhe pse iu shkurtua e drejta që të fliste në gjuhën shqipe, Ministrja Donika me një anglishte të shkëlqyer ia përplasi në fytyrë ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq se ai dhe presidenti Aleksandër Vuçiq (ashtu sikurse S.Milosheviqi) janë përgjegjës për vrasjet masive dhe për krimet e gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999).

Mohimi i fjalës në gjuhën shqipe, që ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Shvarc Gëralla  deshi ta fliste në sesionin e KS-së të OKB-së (për raportin e përfaqësuesit të UNMIK-ut lidhur me gjendjen politike në Kosovë, e cila pohoi se  ishte me përplot gabime…), më 27 prill 2023, është në kundërshtim flagrant me Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut (10 dhjetor 1948), të miratuar nga Asambleja e Përgjithshe e OKB-së, si dhe me konventat e marrëveshjet e tjera për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, kryesisht të aprovuara nga OKB-ja (1946-2023).  Ky diskriminim bëhet  edhe më i mprehtë, kur ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq iu lejua nga kryesuesi i sesionit, që të fliste vetëm në gjuhën serbishte!? Ky dallim nuk ka emër tjetër veçse diskriminim, pikërisht në “sofrën” e sesionit të KS-së së OKB-së, që sipas Kartës së OKB-së dhe sipas së drejtës ndërkombëtare një diskriminim i këtillë është i papranueshëm dhe i turpshëm, shkelje flagrante e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si dhe i objektivave dhe i parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Të lumtë mendjehollë  patriote shqiptare , që në tryezën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së i tregove mbarë botës, se Serbia me Ivica Daçoqin(mali slloba), me Aleksandër Vuçiqin dhe me Slobodan Milosheviqin…etj. kanë planifikuar, mbështetur dhe kryer gjenocidin serb për shfarosjen e kombit shqiptar në Kosovë (1989-1999).

Kjo ishte e vërteta për Kosovën, të cilën ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Shfarc ia përplasi në fytyrë gënjeshtarit, shpifësit, manipuluesit, propaganduesit  çetniko-fashistit serb, ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili, ashtu si në kohën e Milosheviqit, ashtu edhe pas kapiitullimit të tyre në Kosovë (1989-1999), me pafytyrësi padit, shpif dhe akuzon shqiptarët dhe luftën e tyre çlirimtare kombëtare me UÇK-në në krye të Kryekomandantit dhe të Kryeheroit Adem Jashari kundër Serbisë agresore dhe pushtuese gjenocidale (1989-1999).

Sa më sipër, Donika me të drejtë e kritikoi Ivica Daçiqin në KS-n e OKB-së, duke e quajtur përgjegjës për vrasjet masive, për ushtrimin e dhunës, të përdhunimeve, për terrorin dhe për terrorizmin, gjatë luftës së fundit në Kosovë (1989-1999).

Prandaj, me arsye kërkoi që, Daçiqi së bashku me Aleksandër Vuçiqin ( i cili ishte ministër i Informacioneve të regjimit të Slobodan Milosheviqit) t’i ekstradohen Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në hapësirat e ish-SFRJ-së (1990-1999).

Donika, gjithashtu nënvizoi se, Ivica Daçiqi ishte dora e djathtë e kasapit të Ballkanit-Slobodan Milosheviqit, i cili, edhe sot e ushtron këtë funksion. Ky ka duart me gjak, ky mban përgjegjësi për luftërat ballkanike, sepse nuk ka treguar kurrfarë dhembjeje,  keqardhjeje dhe, fare nuk ka kërkuar ndjesë, por vetëm përbuzjeje ndaj viktimave masive shqiptare. Daçiqi, tani ministër i Jashtëm i Serbisë mban përgjegjësi për krimet dhe për vrasjet masive, për dhunën dhe për krimet e gjenocidit të fallangave vrastare paramiliare, militare dhe policore serbe në Kosovë (1989-1999).

Serbia të përjashtohet nga OKB-ja

 

Të gjitha ato shtete (sikurse sot që janë Federata Ruse dhe Serbia), që kryejnë agresione dhe gjenocide pushtuese ndaj shteteve të tjera, moralisht dhe ligjërisht (sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare nuk gëzojnë të drejtën të jenë anëtare të OKB-së, duke qenë se kjo është promotori dhe garanti kryesor për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare.

Mirëo, gjatë tri dekadave të shkuara (1990-2023) në OKB po ndodh e kundërta, shtetet agresore siç janë Rusia dhe Serbia ende nuk janë suspenduar qoftë edhe përkohësisht nga OKB-ja, edhe pse Rusia qe një vit ka pushtuar Ukrainën, dhe ende nuk ka ndërprerë luftën invaduese të saj.

Gjithashtu, edhe Serbia e Slobodan Milosheviqit, e drejtuar nga Vuçiqi dhe Daçiqi asnjëherë nuk është suspenduar nga OKB-ja për shkak të tri agresioneve gjenocidale në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1990-1999), edhe pse në mënyrë brutale ka shkelur të gjitha dispozitat e Kartës së OKB-së dhe parimet e së drejtës humanitare ndërkombëtare.

Fundja, mosndëshkimi i ligjshëm i krimeve të luftës dhe të gjenocidit të Serbisë në Kosovë, paraqet rrezik të paparashikueshëm për fatin e ekzistencës së mëtejme të OKB-së, ashtu sikurse që ndodhi dikur me zhbërjen e Lidhjes së Kombeve (1938-1940) si rrjedhojë e agresioneve pushtuese të Hitlerit.

-Sepse Serbia  me krime masovike dhe me tri (3) gjenocide, është shembulli më kompremetues dhe më baltues jo vetëm i Kombeve të Bashkuara, por i mbarë botës demokratike dhe të civiliauar të këtij shekulli (XXI).

Prandaj, as Daçiqi e as Vuçiqi nuk kanë të drejtë të flasin në asnjë gjuhë në OKB, sepse Serbia ka kryer tri (3) gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999). Si rrjedhim Serbia as de fakto e as de jure nuk mund të jetë anëtare e OKB-së, duke qenë se ka sheklur dispozitat e Kartës së OKB-së, të drejtën humanitare ndërkombëtare, si dhe rendin juridik pozitiv ndërkombëtar.

Derisa Serbia nuk kërkon falje kolektive për  3 gjenocidet e saj(sikurse dikur Gjermania e Vili Brantit për hollokoustin e Adolf Hitelrit), nuk transfromohet dhe nuk demokratizohet sikurse Gjermania Konrad Adenauerit dhe e Vili Brantit…etj., s’ka asnjë të drejtë të jetë anëtare e OKB-së, pavarësisht nga amnistimi i krimeve të gjenocidit ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës.