Ambasada e SHBA në Tiranë njofton të gjithë ata nxënës që duan të studiojnë në Shtetet e Bashkuara që të nisin aplikimin.

Sipas njoftimit të ambasadës, konkursi për programin e Shkëmbimit dhe Studimit për të Rinjtë (YES) për vitin akademik 2022-2023 është hapur deri nesër, 1 nëntor 2021.

“Nëse jeni nxënës në shkollë të mesme dhe doni të studioni në Shtetet e Bashkuara, mos e humbisni mundësinë tuaj! Nuk ka mbetur edhe shumë kohë për të aplikuar! Konkursi për programin e Shkëmbimit dhe Studimit për të Rinjtë (YES) për vitin akademik 2022-2023 është hapur deri nesër, 1 nëntor 2021. Programi i Shkëmbimit dhe Studimit për të Rinjtë Kennedy-Lugar u ofron nxënësve shqiptarë të shkollave të mesme (klasa 10 dhe 11, lindur midis 1 janarit 2005 deri 15 korrik 2007), mundësinë për të jetuar dhe studiuar për një vit akademik në Shtetet e Bashkuara. Programi mund të mbështesë nxënës me aftësi të kufizuara (lindur midis 15 janarit 2004 dhe 15 korrikut 2007) dhe i nxit ata të marrin pjesë”, sqaron ambasada e SHBA.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.