Çelësi për të promovuar veten është gjetja e ekuilibrit midis përulësisë dhe këmbënguljes. Ju duhet të gjeni mënyra për të demonstruar vetëbesim, në shërbim të krijimit të mundësive, pa u dukur agresiv apo arrogant. Fatkeqësisht të bësh detyrat që të takojnë në një ambient pune nuk mjafton për t’u promovuar. Katalogut tuaj duhet t’i shtoni dhe cilësi të tjera.

 

  • Jini të përqendruar dhe të qëllimshëm për vetë-promovimin

Mendoni për vetë-promovimin si një mjet për të arritur një qëllim, dhe jo një mënyrë të përgjithshme të qenies. Në vend që të shisni punën tuaj gjithandej, identifikoni arritjet specifike ose sukseset që mbështesin një qëllim që ju po përpiqeni të arrini.

 

  • Mbajini të tjerët pranë vetes

Shpesh, kur keni arritur diçka që vlen të festohet duhet të promovoni idenë se gjatë gjithë rrugës keni pasur ndihmë. Tregoni historitë tuaja të suksesit në një mënyrë që të nxjerrë në pah kontributet dhe fitoret e bashkëpunëtorëve tuaj. Kjo ju nxjerr jo thjesht si një vetë-promovues, por si promovues i të tjerëve, një aftësi udhëheqëse me shumë vlera.

 

  • Bëni pyetje të mahnitshme që demonstrojnë ekspertizën tuaj

Bërja e pyetjeve të zgjuara është punë e vështirë. Kjo tregon aftësinë tuaj për të ndjekur bisedën dhe ju lejon të ndihmoni dikë tjetër të shkëlqejë gjatë rrugës. Kështu që shfrytëzoni mundësinë që jo vetëm t’i jepni një eksperti mundësinë të shfaqet, por edhe të demonstroni vetë aftësitë tuaja.

 

  • Kërkoni përshtypje

Nëse ju keni realizuar diçka për të cilën jeni krenar dhe doni të jeni të sigurt që shefi juaj, klienti ose mentori e di se çfarë keni arritur dhe si e keni arritur atë, atëherë kërkimi i feedback-ut mund të jetë një mënyrë e fuqishme për të krijuar mundësinë për të folur në detaje rreth punës së shkëlqyeshme që keni bërë.

Njoftojeni personin që dëshironi të ndikoni se me të vërtetë jeni i ngazëllyer për rezultatin që keni arritur. U thoni atyre që dëshironi të diskutoni procesin për të mësuar nga ato që shkuan mirë, por edhe për të identifikuar mundësitë për t’i bërë gjërat të shkojnë edhe më mirë herën tjetër. Çelësi  këtu është të shmangni të qenit mendjemadh.

 

  • Ofroni shërbimet tuaja për të tjerët

Një mënyrë e shkëlqyeshme për të demonstruar njohuritë dhe aftësitë tuaja është duke e lënë veten në shërbimit të të tjerëve. Mësimdhënia, stërvitja, mentorimi, të gjitha këto janë mjete të mrekullueshme për të demonstruar talentin tuaj, ndërsa ju pozicionojnë jo si arrogant, por si thesar për t’u ‘shfrytëzuar’.

 

DOSTI BANUSHI – SCAN