Një dietë e mirë është e një rëndësie jetike kur bëhet fjalë për të shmangur, ose të paktën për të vonuar, problemet që mund të lindin me kalimin e viteve.

Përveçse na bëjnë të ndihemi mirë me veten, disa ushqime kanë veti që të rrisin edhe aftësitë tona. Ky është rasti i kanellës, e cila, sipas studimeve të ndryshme, ndihmon në përmirësimin e kujtesës.

Kjo erëz aromatike, edhe pse me origjinë aziatike, është shumë e zakonshme në kuzhinën shqiptare. Përveç aromës së mirë që u ofron pjatave, disa studime kanë treguar se kanella ka veti antiinflamatore, antioksiduese dhe antikancerogjene.

Ju pëlqen!

Përveç kësaj, mund të ndihmojë në forcimin e sistemit tonë imunitar dhe funksionit të trurit, veçanërisht kur bëhet fjalë për kujtesën dhe mësimin. Kohët e fundit, një ekip studiuesish nga Universiteti i Shkencave Mjekësore në Birjand (Iran) rishikuan disa studime të mëparshme mbi efektet e kanellës dhe theksuan potencialin e saj për të parandaluar ose reduktuar çrregullimet e kujtesës.

Për këtë studim, u mblodhën 605 studime të ndryshme. Pas kësaj, ekspertët e reduktuan analizën në vetëm 40, ato më interesantet. Shumica e tyre sugjeruan se kanella mund të ndikojë pozitivisht në kujtesën dhe funksionin kognitiv.

Lexo po ashtu:  Përse duhet të hani ushqimin djegës?
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!