Doli numri i parë për këtë vit i revistës letrare të traditës “Jeta e re”. Revista me traditë hapet me një ligjëratë të Vladimir Nabokov-it me titullin “Shkrimtarët e mirë dhe lexuesit e mirë”, përcjell MekuliPress.

Ndërkaq, në rubrikën e prozës vijnë: Virion Graçi me “MSH”, Lutfi Lepaja me “Dhuna në familje”, “Jeta ndryshe”, “Dhimta e zemrës”, “Tregimi për pleqërinë”, Sevdail Zejnullahu me “Shosha”, Besa Kalaja me “Rrëfimi i të shtatit”, Antonio di Benedetti me “Fluturat e Kohut”, “Njeriu-qen”, “Kali në kripore”, “Urdhër për të vrarë” dhe Ade Negri me “Epilogu”, “Pulëbardhat”, “Rebecka” dhe “Qëllimi im”.

Në rubrikën e poezisë janë prezentuar Sali Bashota, Xhavit Beqiri, Azem Qazimi, Arben Idrizi, Guy Goffette, Charles Simic, Rabah Bellamri dhe Lucilla Trapezzo.

Ju pëlqen!

Në rubrikën qendrore Dossier vjen shkrimtari i njohur gjerman Wolfgang Hilbig, i cili është përfaqësuar me një cikël të gjerë poezish, me tregimet “ Bazameti i fortë” dhe “Fabrika e braktisur”, pastaj me esenë “ Tokë e reme” dhe intervistën me titullin “ Nuk mësova si të jetoja, por si të shkruaja”. Dhe në fund vjen shkrimi për veprën e tij “Magjia ndjellëse dhe saktësia obsesive e shkrimit të Wolfgang Hilbig-ut” nga Laszlo Krasznahorkai.

Lexo po ashtu:  Apple lançon sistemin operativ desktop surprizë

Rubrika e kritikës fillon me tekstin “Libri i Zorbës” të Agron Y. Gashit, për të vazhduar me “Mes errësirës së varrit të Tufës dhe seigle-s” të Alma Demës, “Gjergj Fishta, hero kulturor dhe klasik letrar” të Ndue Ukajt, “ La cour et de la wille” të Erich Auerbach-ut, “Të shkruash midis rreshtash: gjuha e përkthimit” të John Starroc dhe “ Ndryshimi i debatit: Shenja e bibliotekës në kulturën popullore” të Korneliam Tansheva-s.

Në rubrikën Classicus vazhdon pjesa V e “Retorikës” së Aristotelit.

Përkthyesit që kontribuuan në këtë numër janë: Alket Çani, Erion Karabolli, Ilir Breca, Arben Idrizi, Arta Hallaçi, Alfred Beka, Blerina Rogova Gaxha, Jehona Shala dhe Valon Veliqi.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!