Dokumente të zbardhura nga Libraria Presidenciale Clinton hedhin dritë mbi situatën politike të Bill Clinton në vitin 1995 dhe lëvizjet prapa perdeve me krizën boshnjake. Gazeta “The Guardian” raporton se Clinton po kërkonte një zgjidhje për konfliktin boshnjak përpara nisjes së fushatës zgjedhore të vitit 1996 edhe duke shpërblyer lidershipin serb të Bosnjës, që akuzohej për spastrim etnik.

“Në biseda telefonike me liderë të tjerë të huaj, ndërkohë që ekzekutimet në masë vazhdonin, Clinton përsëriste zhgënjimin e tij me ushtrinë boshnjake për dështimin e saj në mbrojtjen e Srebrenicës. Dhe në të njëjtën javë që Srebrenica po shtypej, këshilltari për sigurinë kombëtare i Clinton, Anthony Lake, i dha dorën e fundit një strategjie të daljes së ShBA nga katastrofa boshnjake”, shkruan gazeta.

Sipas dokumenteve të referuara nga “The Guardian” kjo strategji që po vihej në veprim pak javë para sulmit mbi Srebrenicë parashikonte imponimin e një marrëveshjeje paqeje duke komisderuar madje edhe ndarjen e territorit.

Ju pëlqen!

Nëse kjo dështonte, ishte plani i tërheqjes së paqeruajtësve të OKB-së, heqja e embargos së armëve mbi Bosnjen dhe t’i jepej Federatës Myslimano-Kroate mbështetje fillestare ajrore derisa të fuqizohej mjaftueshëm për të luftuar vetë me serbët. Por çmimi i kësaj mbështetjej amerikane ishte i lartë.

“Boshnjakët do të duhet gëlltisnin konçesione të tjera, përfshirë dorëzimin e integritetit territorial për të cilin kishin luftuar ta mbronin.
Sipas aneksit të kësaj strategjie të fundit të luftës, titulluar “plan për një ndryshim diplomatik në 1995”, hapi i parë ishte diskutimi i sinqertë me boshnjakët për t’i bindur ata se pas Srebrenicës, “ata duhet të mendonin më me realizëm rreth formimit të një ngulimi”. Federata duhettë pranonte më pak se gjysmën e vendit dhe ShBA do të konsideronte të presonte mbi boshnjakët që të binin dakord se serbët mund të mbanin një referendum për ndarjen 2-3 vjet më pas”, citon gazeta.

Sipas dokumenteve ky propozim alarmoi anëtarëvtë administratës amerikane. Këshilltari i ambasadores së ShBA në OKB, Madeleine Albright, shkruante se ShBA po organizonte në referendum demokratik pasi serbër kishin kapur pjesë të mëdha territori me spastrim etnik. Disa mendime të tjera sugjerojnë se drafti ishte dakordësuar mes agjencive të ndryshme, por sidomos ideja e referendumit u hodh poshtë kategorikisht dhe prerë nga lideri boshnjak, Alija Izetbegoviç.

Clinton paraqitet si një njeri që nuk kishte shumë lidhje me realitetin e masakrës së Srebrenicës dhe kjo pasqyrohet gjatë një bisede telefonike me kryeministrin britanik, John Mayor. Sipas dokumenteve do të ishte presidenti francez, Jacques Chirac, që pas masakrës kërkoi mbledhjen e liderëve perëndimorë dhe propozonte marrjen me forcë të qytetit nga serbët.

“Franca është e gatshme të hedhë të gjitha forcat në përpjekjen për të rivendosur situatën në Srebrenië…por nëse ne nuk do të bëjmë asgjë, atëherë jemi aty ku ishim më 1939 dhe Franca do të tërhiqet”, i është shprehur ai ndaj presidentit amerikan më 13 korrik.

Në finale ishin veprimet në terren që përcaktuan ngjarjet, kufizim dhe mbrojtje për enklavën boshnjake në Gorazhde, një ofensivë kroate në Bosnjen Perëndimore në gusht 1995 dhe harta i rivizatua duke detyruar serbët të jeqin dorë nga kërkesa për referendum.

“Lufta mbaroi, një arritje e politikës së jashtme për Clinton, që u riagjodh më 1996. Dokumentet e arkivës së Clinton shërbejnë si përkujtesë e asaj sesa afër shkoi ShBA idesë së heqjes dorë nga Bosnja”, përfundon gazeta raportimin.

Ndërkohë që kjo politikë nuk dallon në thelb nga manovrat e administratës Trump me Kosovën sot, një tjetër përkujtesë për të gjithë në Ballkan ku nuk kuptohet se sado mirë të luash, luan përherë për të tjerët.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.