Akuzat për mbulimin e skandalit të abuzimit seksual e kanë detyruar kreun e një dioqeze në Poloni të paraqesë dorëheqjen te Ati i Shenjtë. Papa Françesku pranoi të shtunën dorëheqjen e 68-vjeçarit Edëard Janiak nga udhëheqja e dioqezës polake të Kaliszit. Vendimi lidhet me akuzat ndaj tij se ka mbuluar në të kaluarën disa raste të abuzimit seksual të të miturve nga një klerik në dioqezën e tij.

Skandali që përfshin imzot Janiak shpërtheu në maj të vitit të kaluar kur dy drejtorë, vëllezërit Marek dhe Tomasz Sekielski, publikuan në YouTube dokumentarin me titull “Kukafshehti”, një investigim në përpjekje për të bërë drejtësi për dy persona që akuzojnë priftin Arkadiusz Hajdasz se i ka abuzuar kur ishin fëmijë dhe peshkopin e tij, Imzot Janiak, se ka fshehur gjithçka. Filmi pati një interes të jashtëzakonshëm në Poloni dhe jashtë saj. Kjo provokoi një reagim të papritur nga Kryepeshkopi Ëojciech Polak, kryepeshkop i Gniezno dhe delegat i episkopatës polake për mbrojtjen e fëmijëve. Ai reagoi me një deklaratë video për agjencinë katolike të lajmeve Kai.

Lexo po ashtu:  Pjesëtari i Wagnerit arratiset nga Rusia, kërkon azil politik në Norvegji – shprehet i gatshëm të dëshmojë për vrasjet e këtij grupi famëkeq

“Filmi që pashë tregon se standardet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve në kishë nuk janë respektuar”, deklaroi Polak, duke njoftuar se do të kërkonte përmes nunciaturës së Varshavës nisjen e procedurave që parashikojnë ligjet e kishës. Polak në deklaratën e tij përsëriti se çdo denoncim i besueshëm i abuzimit seksual kur arrin te një peshkop “duhet të konsiderohet si një njoftim i cili detyron nisjen e një hetimi kanonik”.

Ju pëlqen!

Dorëheqja e Janiak është paraprirë nga ajo e arqipeshkvit Slaëoj Leszek Glodz, i cili u largua në gusht të këtij viti.

Dokumentari i dy vëllezërve u publikua për herë të parë në 11 maj 2019. I bazuar në dëshminë e viktimave të priftërinjve pedofilë në Kishën Katolike polake, dokumentari paraqet përballjen e palëve shumë vite pas abuzimit. Asnjë televizion i madh nuk pranoi produksionin e një materiali të tillë, kështu që gazetari Tomasz Sekielski dhe vëllai i tij mblodhën fonde dhe pasi përfunduan të gjithë materialin, e publikuan atë në Youtube. Dokumentari u prit me një interes të jashtëzakonshëm. Vetëm 5 ditë pas publikimit, ai kishte mbi 16 milionë shikime. Aktualisht, ai është parë nga rreth 24 milionë njerëz.

Lexo po ashtu:  Legjenda e djaloshit dhe shqiponjes.

 

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!