Ndërkohë që një pacient po ëbnte një vizitë në spitalin e të sëmurëve psiqik iu drejtua mjekut duke e pyetur.  

Si e përcaktoni kur një njeri duhet të shtrohet në spitalin psiqik? Mjeku iu përgjigj:

Mbushin një vaskë me ujë, pastaj pacientit i japim 3 gjëra. Një lugë, një filxhan dhe një kovë.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Pastaj e pyesim atë se me cilën prej tyre zgjedh që ta zbrazë vaskën. Në këtë rast po ju çfarë do të bënit?

Oooh! E kuptova. Një njeri normal natyrisht që zgjedh kovën, sepse kova është më e madhe se luga dhe filxhani. – përgjigjet duke buzëqeshur.

“Joo…i apriti mjeku një njeri normal tërheq tapën e vaskës,” u përgjigj mjeku buzagaz.

“Intelekti nuk na është dhënë që të zgjedhim njërin nga opsionet që na ofrohen, por që të gjejmë zgjidhjen më të duhur.”

Kjo linjë e arsyetimit quhet Dilema False sepse na shtyn që të zgjedhim njërin ndërmjet opsioneve duke na i kufizuar opsionet në dy, kur ka në fakt më shumë opsione për të zgjedhur.

Kjo teknikë e manipulimit nëpërmjet argumentit logjik përdoret gjërësisht në marketing dhe politikë.

Ndonjëherë zgjedhjet janë midis një gjëje, ose tjetrës, ose të dyja gjërave së bashku (ato nuk përjashtojnë njëra-tjetrën). Ndonjëherë ka një sërë opsionesh, tre, katër, pesë, ose njëqind e dyzet e pesë.

Argumentet e bazuara në dilema janë vetëm gabime kur, në fakt, ka më shumë se opsionet e deklaruara. Ky  nuk është një mashtrim, në qoftë se realisht ka me të vërtetë vetëm dy opsione.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!