Hamburg – gjatë kontrollës së një anije nga Paraguaj autoritetet gjermane zbuluan me dt. 12.02.2020 gati 16 tonë kokainë në port! Kjo është gjetja më e madhe e të gjitha kohërave në Evropë.
Substanca narkotike ishte fshehur në kanaçet me përmbajte të deklaruara kallaji në kontenjerë, të cilat u shkarkuan dhe hetuesit e doganave nxorrën kanaçet e dyshuara. Me sa duket, pas një shtrese mallrash të vërtetë, pas derës së kontejnerit, kanaçe të shumta prej kallaji ishin mbushur edhe me narkotikë.
Më shumë se 16,000 kilogramë kokainë u gjetën në mbi 1,700 Pakt. Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Evropë, dhe kjo sasi është gjithashtu një nga konfiskimet më të mëdha individuale në të gjithë botën.

Një javë më parë po ashtu në portin Antwerpen u kapën 9 tonë Kokaine, si bashkëpunim i policisë gjermane dhe asaj holandeze.

Alban Ademi,
MekuliPress

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.