Dogana e Kosovës sot për herë të parë që nga themelimi në këtë periudhë te vitit ka tejkaluar shumën e mbledhur prej 500 milion euro të hyra për buxhetin e Kosovës.

Sipas doganës, krahasimi me vitin e kaluar tregon që dogana ka mbledhur 27.6% më shumë apo shprehur në terma financiar, shumën prej 108,5 milion më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit paraprak.

“Ky trend krahasues ka shënuar rritje të konsiderueshme gjatë muajit Maj dhe tregon tendencë të rritjes edhe ditëve vijuese”, thuhet në komunikatë.

Ju pëlqen!

Drejtori i përgjithshëm Agron Llugaliu theksoi se grumbullimi i të hyrave të larta vjen si rezultat i performancës së përmirësuar të ekonomisë si dhe nga veprimet e theksuara për të adresuar ekonominë jo-formale, të shfaqur në forma të ndryshme, siç është kontrabanda, nënvlerësimit dhe format tjera të mashtrimeve, e cila përveç përmirësimit të të hyrave gjithashtu do të mundësojë një klimë të favorshme për zhvillimin e biznesit dhe prodhimit vendor.

Lexo po ashtu:  Është aq i pasur sa mund t’i japë çdo njeriu në planet 15 dollarë dhe ende ti teprojnë 28 miliardë dollarë – 11 Fakte të ‘çmendura’ mbi Bill Gates
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!