Pas drafteve të publikuara ditë më parë për rishikim kufisjh në Ballkan, edhe Republika Srpska në Bosnje – Hercegovinë bën me dije se ka variante të vetat gati. Anëtari serb i presidencës boshnjake, Milorad Dodik, ka deklaruar para gazetarëve në Banja Luka se edhe pala serbe ka viariante të tilla në sirtar në mënyrë që siç tha ai: “kur të vendosim do t’ua dërgojmë të gjithëve”.

Dodik ka njoftuar se Republika Srpska do të ndërmarrë një sesio debate në Parlamentin boshnjak ku do të krijojë dhe artikulojë platformën e vet për negociata me boshnjakët dhe kroatët si popuj konstitues të Federatës mbi mënyrën sesi do të procedohet në Bosnje-Hercegovinë. Po kështu, presidenti serb ka paralajmëruar se do të vijë dita për ndarjen paqësore të Bosnje-Hercegovinës dhe se pashmangshmëria e këtij procesi kërkon që serbët të mos shohin nga asnjë opsion lufte, por thjesht të bashkohen për fuqizimin e Republikës Srpska.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.