Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti këtë të mërkurë ishte në zyrën e LVV në Tiranë, ku pas takimit me kreun e LVV-së në Tiranë, Boiken Abazin, tha se Shqipëria është më e madhe se qeveria, duke nënvizuar se ndryshimi në Kosovë ndodhi dhe për të është koha që edhe vendi ynë të ketë të njëjtin fat.

“Boiken Abazin kam 15 vite që e njoh, një gjë që mund t’ju them me siguri është se është një njeri i ndershëm. Shqipëria është më e madhe se qeveria. Për nga numri i anëtarëve dhe në Tiranë jemi njësoj siç ishim në Prishtinë. Më lejoni t’ju falenderoj të gjithë aktivistët në Shqipëri që na kanë mbështetur e ndihmuar, mbrojtur në momentet më të vështira. Ndryshimet në Kosovë janë bërë. Shqipëria ka nevojë për ndryshime, shqiptarët meritojnë më shumë e më mirë”,-tha Kurti.

Të dielën e 25 prillit kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti do të udhëtojë drejt Tiranës për të votuar si një qytetar i Shqipërisë. Albin Kurti ka pasaportë shqiptare dhe ka të drejtën e votës si çdo qytetar tjetër i këtij vendi.

Lexo po ashtu:  10 gjëra që s’dini mbi gënjeshtrat!
Ju pëlqen!

”Është e vërtetë që kanë diskutuar me sekretaren tonë organizative por mbledhja ku merret vendimi është veçse në Tiranë. Ne mbështesim kandidatët e pavarur nuk jemi të preokupuar për aleanca. Unë do vij të votoj më 25 prill”,- tha më tej Kurti.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!