“Dhe pastaj pyet veten ku janë ëndrrat e tua. Dhe duke tundur kokën thua: Sa shpejt ikin vitet! Dhe përsëri pyet veten: Ç’bëre me vitet e tua? Ku e varrose kohën tënde më të mirë? Ke jetuar apo jo?
Shiko i thua vetes, shiko se si bën ftohtë në këtë botë. Do të kalojnë të tjera vite, dhe pastaj do të vijë vetmia e errët, do të vijë me shkop pleqëria e dridhur, e pastaj brenga dhe përmbysja. Do të zverdhet bota fantastike, do të mërdhijë, do të treten ëndrrat tuaja dhe do të bien siç bien gjethet e verdha nga drurët…”

– Fjodor Dostojevski, “Net të bardha” /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress