Të gërhasësh ndërsa fle, nuk është hiç e këndshme. Madje kjo mund të të rrezikojë dhe raportet me të tjerët, me familjarë, shok apo miq me të cilët të bie rasti të flesh në një dhomë, apo dhe me bashkëshorten, nëse je i martuar. Ajo gjithsesi nuk është sëmundje, por një fenomen mjaft i bezdishëm, si për atë që e ka, e si për të tjerë rreth e rrotull tij. Në Mbretërinë e Bashkuar një në katër persona vuan nga praktika gërhitjes. Vlen të veçojmë këtu se meshkujt janë dyfish më të prirur se femrat ndaj këtij fenomeni.

Gërhitja është e lidhur me sëmundjen e asfiksimit në gjumë. Personi e ndalon gradualisht frymëmarrjen gjatë gjumit dhe pastaj i rikthehet përsëri. Kjo gjë rrit rrezikun e ekspozimit ndaj sëmundjeve të zemrës dhe ndodhive të papritura.

Ka disa zgjidhje alternative që rekomandohen dhe të cilat mund të ndihmojnë për të shpëtuar nga gërhitja, por që gjithsesi nuk mund të konsiderohen një zëvendësim i kontrollit mjeksor.

Veshja e çorapeve të fluturimit

Egzistojnë disa çorape të posaçme që vishen gjatë fluturimeve të gjata dhe të cilat zvogëlojnë mpiksjen dhe koncentrimin e gjakut tek këmbët. Veshja e tyre përgjatë ditës mund të reduktojë mundësinë e asfiksimit në gjum gjatë natës, pasiqë kjo praktikë ul sasinë e lëngjeve që mblidhen në këmbë gjatë ditës.

Top tenisi në shpinë

Zakonisht njerëzit që flenë me shpinë kanë më shumë gjasa për të gërhitur, kështu specialistët sugjerojnë që poshtë këmishës së gjumit, në shpinë, të vendoset një top tenisi në mënyrë që kur personi të luhatet në krevat, ky top t’ia bëjë të bezdisshëm gjumin, për rrjedhojë ai do detyrohet që të ndryshojë pozicionin e tij menjëherë.

Bli një jastëk të ri

Disa specialistë janë të mendimit se pluhuri, papastërtitë dhe mbeturinat e insekteve në jastëk shkaktojnë gërhitje. Për të shpëtuar nga ky impakt specialistët këshillojnë blerjen e një jastëk të ri së paku çdo gjashtë muaj.

Burimi: Daily Telegraph