Rritja e rrogave në mandatin e dytë ka qenë një premtim i kryeministrit Edi Rama në fushatën elektorale të zgjdhjeve të 2017ës.
“Para përfundimit të mandatit bëmë rritjen më të madhe të rrogave. Ne, në mandatin që vjen do t’i rrisim rrogat me 40%” – deklaronte Rama në atë kohë.
Por raportet më të fundit zbulojnë se Shqipëria ka pagën më të ulët në rajon. Paga mesatare në Shqipëri për vitin 2019 ishte 420 euro, që është të paktën 30 % më e ulët se të gjitha vendet e tjera të rajonit.
Ndërsa prej vitesh, rritja e pagës nuk është prioritet prej qeverisë.
Duke publikuar këtë premtim të kreut të qeverisë, ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku thotë se Edi Rama ka (keq)qeverisur duke u dhënë shqiptarëve lugën bosh.
“Premtoi rritje pagash, por sot Shqipëria është me pagat me të ulëta në rajon dhe me konsumin më të ulët në rajon. Taksa progresive dhe korrupsioni dëmtoi rëndë punën! Premtime elektorale dhe gënjeshtra, kaq është e gjithë qeverisja e Ramës!” – thotë Tabaku.