Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd ka bërë një postim në Twitter, pak pas takimit ndërmjet dërguarit Special të presidentit të SHBA-së për negociatat Kosovë-Serbi, Richard Grenell, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Në vazhdën e lidhjes së parë të drejtpërdrejtë ajrore midis Beogradit dhe Prishtinës në më shumë se dy dekada, Grenell njoftoi sot se të gjitha palët ranë dakord të rivendosin edhe lidhjet hekurudhore. Detajet për t’u negociuar të hënën në Berlin”, thuhet në një postim të Ambasadës amerikane në Beograd.

On the heels of the first direct air connection between Belgrade and Pristina in more than two decades, SPE Grenell announced today that all sides agreed to also restore rail connections. Details to be negotiated in Berlin on Monday. pic.twitter.com/UdqOWAYEdd

— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) January 24, 2020

Richard Grenell ka kërkuar që fushata për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës duhet të ndalet, ndërsa taksa për produktet serbe, e vendosur nga institucionet e Kosovës, duhet të hiqet.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Ai gjithashtu ka thënë se do të dëshironte që t’i afronte të dy palët dhe të përqendrohej në të ardhmen, ekonominë, si dhe tejkalimin e konflikteve.

Ndërsa presidenti i Serbisë, Vuçiq ka thënë se Serbia ka pësuar humbje prej 435 milionë eurosh gjatë një viti për shkak të taksës së vendosur nga autoritetet e Kosovës.

Ndryshe, pas më shumë se dy dekadave është paralajmëruar rikthimi i fluturimeve në linjat ajrore Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas.

Për këtë, Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës të hënën ka nënshkruar në Berlin një marrëveshje me aviokompaninë gjermane Lutfhansa, për të hapur këtë linjë ajrore.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...