Nacionalisti serb, antishqiptari dhe autori i romaneve antologjike kishte marrë një ftesë urgjente që të shkojë në Londër, por sapo kishte arritur atje dhe e kishte kuptuar për çfarë është ftuar, nuk kishte mundur t’u besonte veshëve.

Mediat serbe shkruajnë se ofertat qofshin të këqija apo të mira, ndodhin vetëm atëherë kur njeriu më së paku i pret të ndodhin, dhe kështu ka ndodhur edhe me Dobrica Qosiqin, shkrimtarin dhe ish-presidentin e parë të Republikës Federative të Jugosllavisë. Në fakt, as që e kishte ditur se çfarë do t’i ndodhë me rastin e rënies së murit të Berlinit dhe trazirave të mëdha në Evropë, në fund të viteve të 80-ta dhe në fillim të 90-ve. Ja çfarë i kishte ndodhur Qosiçit gjatë atyre muajve të çuditshëm, kurse e gjithë ngjarja fillon që me urgjencë të shkojë në Londër.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ju pëlqen!

“Njëzet ditë pas vdekjes së Titos, më ka telefonuar botuesi im nga Amerika, William Jovanoviç, i cili e kishte botuar “Kohën e Vdekjes” në gjuhën serbe dhe angleze, duke më thënë se urgjentisht duhet të udhëtojë për në Londër. U bëra gati, dhe së bashku me bijën time e cila e flet për mrekulli gjuhën angleze shkuam në kryeqytetin anglez”, ka deklaruar Qosiç.

“Së bashku me Anën kemi shkuar në hotelin më normal. Nga aty i jemi lajmëruar Jovanoviqit, ku na tha se na kishte ftuar për drekë në “Claridge Hotel”, ku kanë qëndruar edhe Tito dhe mbretërit e pasur të naftës nga Arabia. Dhe pas drekës ai më ftoi të shëtisnim pak nëpër Londër. Dolëm, dhe ai filloi të na i tregoi rrugët më të dendura të qytetit. Dhe duke buzëqeshur më tha diçka interesante. Që ta keni të qartë, unë jam përfaqësues i CIA-s dhe ua transmetoj porosinë e Andropovit dhe të qeverisë amerikane. Qeveria e Amerikës dhe ajo e Bashkimit Sovjetik, dëshirojnë që pas Titos të gjej zëvendësuesin. Janë dy kandidatë Millovan Gjillas dhe ju. Ata kanë ardhur në përfundim se ju jeni më i ri dhe jeni më i popullarizuar se Gjillas. Shërbimet amerikane dhe ato sovjetike, janë duke punuar rreth asaj që ju të zëvendësoni Titon dhe të merrni pushtetin në Jugosllavi. Mbeta i habitur, derisa bija ime u zbeh në kohën që po përkthente gjithçka që ai thoshte. E kam refuzuar ofertën e Titos dhe tani po e refuzoj edhe të tuajën, sepse unë nuk i kam ato aftësi. Si mund t’iu shkoj ndërmend që një shkrimtar plotësisht i pakualifikuar të mund të zëvendësoi Titon. Si mund të zëvendësohet Tito? Ju lutem zotëri Jovanoviq që për këtë të mos bisedojmë fare. Ju nuk keni pse të preokupoheni, më tha William Jovanoviç sepse të gjitha punët do t’i kryejnë shërbimet. Ju vetëm duhet të pranoni dhe të veproni sipas rrethanave që ne i vlerësojmë. Do të punojmë edhe në atë që ju të fitoni çmimin Nobel për letërsi”, i kishte shtuar Jovanoviçi Qosiçit”./MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!