“Do të jem Presidenti i të gjithëve. Është koha për të kthyer faqen, të pajtohemi e të bashkojmë Amerikën për të përballuar krizën dhe për të rinisur aleancat me partnerët tanë”. Ka qenë ky mesazhi që Joe Biden do të japë në fjalimin pasi të ketë bërë betimin si Presidenti i 46-të i SHBA-ve.

Biden do të jetë presidenti më i moshuar në historinë e Amerikës, me 78 vitet e tij. Në ditën e betimit të tij ka shumë tensione dhe frikë për protestat. Në ceremoninë e betimit mes 1 mijë pjesëmarrësve në ceremoni (më parë ishin 200 mijë të ftuar) do të jetë edhe Kamala Harris që do të bëjë histori duke u bërë gruaja e parë afro-amerikane në këtë detyrë.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.