Deputetët britanikë hodhën poshtë për herë të tretë marrëveshjen e negociuar nga Tereza May me Bashkimin Evropian. Para votimit kryeministrja britanike bëri thirrje në Parlament për mbështetjen e divorcit me BE-në duke thënë se kalimi në kuvend ishte e vetmja mënyrë për të garantuar daljen me marrëveshje nga Unioni.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

“Nëse ju doni me pasion të siguroheni se Britania e Madhe do të largohet nga BE-ja, duhet të mbështesni  këtë marrëveshje … Kjo është gjëja e duhur për vendin tonë”– tha ajo.  Por Brexit sipas kushteve të negociuara nga May u hodh poshtë  me 344 vota kunër dhe 286 që votuan pozitivisht.

Pas refuzimit të marrëveshjes, kryeministrja britanike tha se vendimi i deputetëve për të refuzuar marrëveshjen për herë të tretë do të thotë se parlamenti ka shteruar pothuajse të gjitha mundësitë e tij se si Britania duhet largohet nga Bashkimi Evropian.

Ju pëlqen!

“Në vetëm 14 ditë, nuk ka kohë për të rënë dakord për të nxjerrë ligje dhe ratifikuar marrëveshjen,” theksoi ajo, duke shtuar se: “BE-ja ishte e qartë se çdo shtyrje e mëtejshme duhet të kishte një qëllim të qartë, me të cilin të binin dakord unanimisht drejtuesit 27 shteteve anëtare më 12 prill. Është gjithashtu e sigurtë se Britanisë do i kërkohet të mbajë zgjedhjet europarlamentare”– tha May. Opozita kërkoi menjëherë dorëheqjen e May-t, ndërsa gjasat janë që të ndodhë një Brexit pa marrëveshje në 12 Prill.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.