Fjala e kryeministrit Edi Rama sot në Durrës, në funksion të fushatës “Deputeti që Duam” ilustron më së miri se zgjedhjet e reja që po afrojnë e gjejnë Shqipërinë pa ndonjë ofertë politike. Z. Rama ka gjetur rastin që teksa propagandon punët e qeverisë së tij të merret gjerë e gjatë me kundërshtarët e vet politikë, që sipas tij i ka pas. Lulin dhe Monikën që i sheh në një tog politik, që sipas tij kërcënon demokratët, të cilët nëse votojnë PD-në do kenë peshqesh Monikën dhe Ilirin.

Në materialin e mëposhtëm mund të shihet sesi z. Rama, megjithëse konsideron se opozita formale nda tij ka mbetur pas, sërish bën diversion kur e sheh bashkimin PD-LSI si problematik përderisa tenton të bëjë një dallim mes të dyja partive.

Ju pëlqen!

Armiqësia kategorike në dukjes mes tij dhe Ilir Metës, me gjasë po shërbehet si kusht për bashkëqeverisjen e nesërme me PD-në, e cila nuk ka asnjë skenar në të cilin me situatën e tanishme mund të fitojë. Thënë shkurt, kryeministri po thotë se rrugën e PD-së drejt pushtetit e mban peng Ilir Meta.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.