Dita Botërore e Fotografisë shënohet çdo vit, për të nderuar njerëzit, kudo në botë, që shprehin dhe i bartin ndjenjat e tyre përmes artit të fotografisë. Po ashtu, kjo ditë duhet të nxisë diskutime dhe entuziastët e fotografisë, si dhe të kujtohen pionierët e këtij arti për kontributin që kanë dhënë në historinë e njerëzimit.

Fotografia e parë e bërë nga Niepce (1826)

Origjina e ditës bazohet te shpikja që quhet “Dagerotip” – një proces fotografik i zhvilluar nga francezët Louis Daguerre dhe Joseph Nicephore Niepce më 1837. Sipas raportimeve, më 9 janar 1839, Akademia Franceze e Shkencave bëri një njoftim në lidhje me dagerotipin. Ndërkaq, më 19 gusht, Qeveria franceze e bleu patentën dhe deklaroi se kjo do të jetë dhuratë “falas për botën”, pa asnjë të drejtë të autorit.

Fotografia e parë e bërë me dagerotip (1837)

Me dagerotip nuk u bë fotografia e parë. Më 1826, Niepce kishte bërë foton e parë, atë që quhet si “Pamje nga dritarja në Le Gras”, me procesin e quajtur heliografi.

Selfi i parë (1839)

Selfi i parë është bërë më 1839, nga amerikani Robert Cornelius. Ndërkaq, fotografia e parë kolor është bërë nga Thomas Sutton më 1861, me tri foto bardhezi përmes tre filtrave – kuq, gjelbër dhe kaltër.

Fotografia e parë me ngjyra (1861)

Fotografia e parë digjitale është bërë më 1957, gati 20 vjet para se kompania Kodak ta zbulojë kamerën e parë digjitale.

Fotoja e parë digjitale, ku shihet djali i shkencëtarit Russel Kirsch (1957)

Aparati i parë digjital (1975) – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]