Për 23-vjetorin e çlirimit të Kosovës, Komuna e Prizrenit e ka publikuar një fotografi e cila del se është vjedhur nga Turqia. Simboli turk i hënës me yll është zëvendësuar me emblemën e UÇK-së, “19 maji” i turqve me “12 qershorin” e çlirimit dhe kaq ka mjaftuar për ta bërë një version shqip të fotografisë nga Turqia.

Fotografinë ku paraqitet dikush që mban një flamur me emblemën e UÇK-së, Komuna e Prizrenit e publikoi të shtunën, duke njoftuar se kryetari Shaqir Totaj do t’i priste sot në mesditë veteranët e UÇK-së për nder të Ditës së Çlirimit.

Në të vërtetë, personi i paraqitur në foto, e mban një flamur turk. Fotografia është vjedhur nga Turqia.

Ju pëlqen!

Këtë fotografi, institucionet turke e kishin përgatitur për Përkujtimin e Ataturkut, një festë e përvitshe kombëtare atje, që shënohet çdo 19 maj në shenjë përkujtimi për zbarkimin e Mustafa Kemalit në Samsun, e që në historiografinë turke konsiderohet si fillimi i luftës së Turqisë për pavarësi.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.