Çdo vit në 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët organizojnë Ditën Botërore pa Duhan. Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell përdorimi i duhanit, si dhe ndërmarrja e politikave efektive me qëllim uljen e përdorimit të tij. Kjo ditë është shpallur në vitin 1987 nga vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilat synonin rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit të popullatës mbi dëmet dhe rreziqet e duhanit, si dhe inkurajimin e reduktimit të prodhimit dhe përdorimit të duhanit.

Pothuajse 6 milion njerëz vdesin çdo vit nga pirja e duhanit, nga të cilët më shumë se 600,000 jo-duhanpirës janë të ekspozuar ndaj tymit të dorës së dytë.

Dita Botërore pa Duhan synon të theksojë lidhjen e përdorimit të produkteve të duhanit me shëndetin e zemrës dhe me sëmundjete tjera kardiovaskulare; Të rrisë ndërgjegjësimin e publikut mbi ndikimin që ka përdorimi i duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të tijnë shëndetin kardiovaskular; Të krijojë mundësi për publikun, qeveritë dhe aktorët e tjerë që të angazhohen për të promovuar shëndetin e zemrës duke i mbrojtur njerëzit nga përdorimi i produkteve të duhanit.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.