Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është renditur e para në ranglistën e fundit në xhudo.

Sipas Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Krasniqi zë vendin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë me 7275 pikë të grumbulluara.

Pas saj, është renditur xhudistja britanike, Chelsie Giles me 7010 pikë.

Derisa e treta është japonezja, Uta Abe, e cila i ka 6800 pikë.

Distria Krasniqi, në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” ka arritur që ta fitojë medaljen e artë.

Ajo po ashtu ishte e suksesshme në Kampionate Evropiane dhe Botërore duke sjellë në Kosovë disa medalje, të arta, të argjendta dhe të bronzta.