Distria Krasniqi është një fitore larg medaljes në Kampionatin Evropian të xhudos për seniorë. Krasniqi në luftën e parë të repesazhit mposhti zviceranen Fabienne Kocher.

Krasniqi herët realizoi hedhje për “Waza-ari”, ndërsa më pas e kontrolloi luftën deri në fund. I mori dy dënime në fund, por që nuk ia rrezikuan fitoren.

Distria e nisi ditën me fitore ndaj bullgares Gabriela Dimitrova. Por humbi nga Amandine Buchard në çerekfinale të kategorisë deri 52 kg.

Lexo po ashtu:  Francezët ‘tërbohen’ keq: Nuk transmetojmë ndeshjen nga stadiumi i ri sepse…
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!