Një version i ri i filmit “Hercules” të vitit 1997 do të rikthehet shumë shpejt nga Disney.

Filmi do të sillet nga Anthony Russo, i famshëm për Avengers të Marvelit dhe ka zgjuar kureshtjen e shumë fansave të filmave vizatimorë të viteve ’90.

Ka disa emra të mëdhenj që thuhet se do të luajnë në film. Jeffery Silver dhe Karen Gilchrist, që të dy kanë punuar në The Lion King, thuhet se do të jenë edhe pjesë e këtij projekti. Filmi është në fazën e parë dhe ende nuk është bërë i ditur kasti i plotë i tij.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!