Refik Hasani

Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave të qytetarëve shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, do të prodhojë këto efekte tepër të dëmshme, si:

  • Nëse nuk posedoj dokumentë identiteti, atëherë jam një shtetas i huaj, por jo i Republikës së Serbisë, që nuk mund të kryejë asnjë veprim ligjor, apo jam ligjërisht i pa asnjë të drejtë të fillojë, të kryej, të vazhdojë edhe ndërmarr veprime ligjore konform standardeve dhe konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën  OKB-së.
  • Nëse nuk jam shtetas i Serbisë, nuk mund të marrë asnjë dokument të gjendjes civile të identifikimit nga institucionet administrative.
  • Sa më pak votues, po paraqiten në këtë dekadën e fundit, si në zgjedhje lokale e ato Parlamentare, në ndarjen e buxhetit, etj.
  • Bëse nuk jam shtetas rezident, atëherë nuk do njihem zyrtarisht si Shtetas i Republikës së Serbisë.
  • Humbja e të drejtës, në përfaqësim e trashigimi, dmth se nuk mund të kryejmë blerje-shitje në pronat tona të luajtshme e të paluajtshme, nuk mund të kryejmë veprime të tjera financiare të kësaj natyre etj.
  • Nëse si një qytetar rezultoj pa adresë fizike, sipas kësaj praktike nuk kam rezidencën të rregullt në Republikën e Serbisë.

Këto janë shkelje, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve dhe kështu do të rrezikojmë të humbasim pronat e tona, shtëpitë, tokat, përdorimin e llogarive bankare, sigurimet shëndetësore e shoqërore që kemi paguar deri tani. Serbia po zbaton pa zhurmë dhe krejt në heshtje një strategji të qartë dhe me veprime konkrete po arri të shpopullojë zytarisht Medvegjën, Bujanocin e Preshevën.

Ju pëlqen!

****

Pasivizimi i adresave ndaj nesh është diskriminim, sepse në tokën tonë, në pasurinë tonë do të mbetemi  të huaj; do të mbetemi pa dokumenta, do të shuhemi ligjërisht, do të mbesim të askujt në vendin tonë.

 Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave i qytetarëve shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, është një ndër sfidat më të mëdha, por Parlamenti i Shqipërisë dhe Kosovës do të duhej bërë nga një deklaratë, pse jo Rezolutë, Tirana e Prishtina zyrtare , pse të mos e adresojnë në BE e OKB, pse të mos bëhet një peticion në këto adresa, pse të mos protestohet, të njëjtën ditë e orë në Medvegjë, Tiranë, Prishtinë, Washington, në të gjitha kacelaritë perëndimore deh jo vetëm.

****

Kryeministri Shqiptar Edi RAMA dëshiron të ngjall një mini-Jugosllavi, herë në Ohër, herë në Beograd e Novi Sad, Presidentit të Serbisë Aleksandërë Vuçiq, nuk i kërkon së paku çështjen e pasivizimi të adresave, abetaret të përdorim për shqiptarët në krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin që përfshin Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

****

Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave të neve qytetarëve shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës do të duhej të shtrohet sot se nesër do të bëhet tepër vonë.

————–

Autori është një nga të pasivizuarit dhe që i është refuzuar vazhdimi i dokumentave.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!