Biçikleta, një pjesë e ditës së përditshme në Holandë, përdoret nga të gjithë duke filluar nga 7 deri në 70-vjeç.

Holanda me popullsi prej 17 milionë banorësh përbën 0,2 për qind të popullsisë në botë ndërsa vendi numëron 23 milionë biçikleta

Biçikleta më së shumti në këtë vend përdoret për të shkuar në punë ose për dërgimin e fëmijëve në shkollë. Gjithashtu preferohet edhe për argëtim pa marrë parasysh motin. Në kuadër të kësaj, biçikleta 22 për qind përdoret për punë, 18 për qind për në shkollë, 14 për qind për të bërë pazar. Gjithashtu 31 për qind biçikleta përdoret për argëtim dhe 16 për qind për qëllime të tjera.

Ju pëlqen!

Në Holandë ku biçikleta është një mënyrë jetese, çdo vit shiten rreth 1 milion biçikleta të reja. Gjysma e këtyre përbëhet nga biçikletat me asistencë elektrike, e cila falë baterisë në të, siguron energji shtesë për përdoruesin kur pedalon.

Pjesa dërrmuese e popullatës, e cila njihet me biçikletën që në moshë fëmijërie, përdor biçikletë të dorës së dytë.

Në vendin ku është aktiv aplikacioni i biçikletave të përbashkët, ka afërsisht 22 mijë biçikleta në më shumë se 300 pika të ndryshme. Këto biçikleta mund të huazohen me një sasi të caktuar të parave ndërsa pasi të përdoren lihen në vendin ku janë marrë.

Në Holandë ku ka 37 mijë kilometra shtigje biçikletash që i afrohen gjerësisë së perimetrit të botës, me biçikletë udhëtohet mesatarisht 888 kilometra për person në vit dhe afërsisht 15 miliardë kilometra në vit në të gjithë vendin.

Biçikleta, e cila preferohet sepse është e dobishme për shëndetin dhe parandalon ngecjen në trafik, veçanërisht në qytetet e mëdha, është mjet transporti i përdorur gjerësisht për shkak se është më ekonomike.

Nëse 10 punëtorë përdorin biçikletat e tyre në vend të automjeteve tre ditë në javë dhe shkojnë në punë me biçikletë në një drejtim për 20 minuta, kjo i kursen punëdhënësit 18.654 euro në vit për sa i përket fitnesit, produktivitetit dhe shmangies së mungesave.

Hapësirat përreth stacioneve të trenit përdoren si vende parkimi për biçikleta ndërsa në Utrech i cili njihet si qendra e të gjithë stacioneve ndodhet parku më i madh në botë me kapacitet prej 12.500 biçikletash.

Gratë preferojnë 80 për qind më shumë biçikletën sesa meshkujt. Gratë biçikletën e përdorin 180 milionë herë në vit ndërsa meshkujt 100 milionë herë.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.