Vaji ulliri i shoqëruar me jeshillëqe

Studimet kanë treguar se kombinimi i perimeve me ynydra të shëndetshme rrit absorbimin e antioksiduesve si lutein dhe beta-karoten. Lutein, një antioksidues që gjendet tek jeshillëqet, njihet për uljen e inflamacionit në sy, duke parandaluar kështu çrregullimet neurodegjenerative, si degjenerimi makular i lidhur me moshën. Beta-karoten, një tjetër antioksidues, ndihmon gjithashtu në uljen e inflamacionit. Spërkatni pak vaj ulliri kur të konsumoni sallatën e radhës.

Spinaq dhe boronica

Ju pëlqen!

Përgatisni një smoothie me spinaq dhe boronica dhe konsumojeni para ose pas stërvitjes. Gjatë një studimi, atletët që konsumuan boronica çdo ditë për 6 javë ulën inflamacionin e pas-stërvitjes, ndërsa një tjetër studim tregon se spinaqi mund të përmirësojë frymëmarrjen dhe furnizimin me oksigjen gjatë stërvitjes. Nitrati, i cili gjendet tek spinaqi, ndihmon në funksionimin më mirë të muskujve gjatë stërvitjes, ndërsa boronicat parandalojnë dhimbjen e muskujve pas stërvitjes.

Mjedër dhe rrush

Mjedra dhe rrushi janë ndër frutat më të pasura në antioksidues, dhe shkenca ka treguar se kur flitet për antioksiduesit, dy janë më mirë se një. Mjedrat përmbajnë acid elagjik, që përmirëson aftësitë e kuercetinës, që gjendet te rrushi. Studimet kanë treguar se përveçse luftojnë inflamacionin, këto fruta së bashku mund të ulin edhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, osteoporozën dhe kancerin e mushkërisë.

Spinaq dhe boronica

Përgatisni një lëng me spinaq dhe boronica dhe konsumojeni para ose pas stërvitjes. Gjatë një studimi, atletët që konsumuan boronica çdo ditë për 6 javë ulën inflamacionin e pas-stërvitjes, ndërsa një tjetër studim tregon se spinaqi mund të përmirësojë frymëmarrjen dhe furnizimin me oksigjen gjatë stërvitjes. Nitrati, i cili gjendet tek spinaqi, ndihmon në funksionimin më mirë të muskujve gjatë stërvitjes, ndërsa boronicat parandalojnë dhimbjen e muskujve pas stërvitjes.

 

Patate të ëmbla me spec të kuq djegës

Spërkatja me pak piper të kuq djegës të produkteve në ngjyrë portokalli të pasura në beta-karotenë, si patatet e ëmbla apo kungulli, rrit absorbimin e vitaminës A. Kjo vitaminë është e mirë për të parandaluar probleme të lëkurës, si aknet, apo displazinë brokopulmonare, të nxitura nga inflamacioni.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.